Arsyeja që tregon se vëndi mund të shkojë në zgjedhjet e parakohëshme vendore, ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese e cila kërkoi pak ditë më parë opinion nga Komisioni i Venecias, për ligjshmërinë ose jo të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Në dt 14 tetor “Venecia” do mblidhet për ketë çështje dhe nga eksperiencat e kaluara, Komisioni i Venecias përpara se të japë opinionin final, del me një draft paraprak.
Kjo vjen nga “frika” e ndonjë surprize që mund të ndodhë si pasojë e vendimit të Kushtetueses. Duke degjuar kryeministrin dhe sekretarin e PS Gjiknurin e kupton që socialistët duan të jenë te përgatitur për çdo kohë dhe vendim. Një arsye tjeter është ribërja e detyrueshme e zgjedhjeve në bashkitë pa kryetar, gjë që do “hapte” krahun per zgjedhje në gjithë bashkitë e vendit ku 60 nga 61 prej tyre janë të socialistëve, pas dhuratës së bëre nga Basha.

#NewsIn. Al

