KreuAktualitetiPeleshi e zbulon: Ja sa mandate do të fitojë PS në Qarkun...

Peleshi e zbulon: Ja sa mandate do të fitojë PS në Qarkun e Korçës

Zgjedhjet e “11 Majit”/ Peleshi e zbulon: Ja sa mandate do të fitojë PS në qytetin e Korçës
Gjatë takimit prezantues në Devoll, Niko Peleshi ka thënë se Partia Socialiste në Korçë synon 7 mandate.

Peleshi bëri prezantimin e parë të dy prej kandidatëve për deputete të listës me 13 kandidatë, 3 në pjesën e mbyllur dhe 10 në pjesën e hapur.

Ai shtoi se PS nuk ka hyrë ndonjëherë në garë për barazim, por vetëm për fitore. Në lidhje me kundërshtarin politik, Peleshi tha se opozita është shumë e dobët.

  1. “E filloj nga Devolli sepse Devolli është një histori suksesi. PS nga fushata në fushatë dhe në zgjedhje ka shënuar rritje dhe ne këtu kemi fituar për herë të dytë bashkinë e Devollit. Natyrisht që do jemi fitimtarë edhe në Maj jo vetëm në të mirë të gjithë votave që do mbledhim në qarkun e Korçës për të arritur objektivin tonë për 7 deputetë, sot jemi 6 e synojmë të rritemi, për hir të qytetarëve të Devollit dhe të fshatit që meritojnë të përfaqësohen nga figura dinjitoze”, tha Peleshi.
  2. @NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit