Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë e cila ka miratuar dhënie e pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit e sportit.
Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.
“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.
@NewsIn.Al

