Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPep Guardiola:” Ndihem i lodhur dhe i vetmuar. Do jap dorëheqjen. S’do...

Pep Guardiola:” Ndihem i lodhur dhe i vetmuar. Do jap dorëheqjen. S’do më shihni nesër”.

Pas dokumentarit të 🇵🇹 Jose Mourinho është radha e 🇪🇸 Pep Guardiolës, për të cilin sapo ka nisur të shfaqet një dokumentar nga Amazon Prime, që zbulon detaje të papublikuara më parë nga dhomat e zhveshjes tek Man. City, shpërthimet e trajnerit spanjoll, periudhën e vështirë nga divorci dhe disa paralajmërime për dorëheqje, deri në momentin e lamtumirës 👋
I tillë është edhe ky moment, kur Man. City po humbiste 0-2 ndaj Bayer Leverkusen në Champions, në Nëntor 2025.
🗣️ “Mjaft më djema, është turp. Duhet që secili prej jush t’i tregojë këtij trajneri të dështuar që jeni më të mirët. Është një garë që e keni me veten. Jam i mërzitur, i trishtuar sepse kam bërë çdo budallallëk që t’ju bëj juve të ndiheni të mbrojtur e tani ndihem si idiot.
Vij këtu në 8 të mëngjesit e kaloj orë të tëra për të fituar zemrat tuaja dhe ju nuk ma shpërbleni. E dini çfarë ndodh pastaj? Do të keni trajner tjetër. Nëse shikoj njërin prej jush që ankohet kur unë marr vendime, do ta vras. Do t’ju vras dreqin, por punoni më fort, më mirë për një jetë më të mirë. Mund të humbisni dhe unë ju mbroj, por pa kurajo, pasion e dëshirë për të fituar, është e papranueshme! Unë po kaloj një divorc, larg familjes prej jush dhe ju si ma shpërbleni? Dreqin! Ndihem i lodhur dhe i vetmuar. Do jap dorëheqjen. S’do më shihni nesër”. (Futboll info)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments