Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeAktualiteti"Për dashurinë e një Mashkulli".../Anila Rezhda

“Për dashurinë e një Mashkulli”…/Anila Rezhda

“Për dashurinë e një Mashkulli”

Gjinia: mashkullore. Titujt: Baba, Vëlla, i Dashur, Bashkëshort, Djalë, Dhëndër, Nip,Koleg…tituj që Mashkullit ja jep jeta me një grua pranë.
Si ta fitosh këtë mal me bukuri madhore dhe mbizotëruese?
Janë regjimtarë, të fortë, të rreptë, kërkues, luftëtarë, të paepur, të vendosur, zjarr dhe vullkan.
Na rrethojnë kudo që jemi dhe duam që të na duan dhe duan që t’i duam!

Kush është kufitri që t’i fitosh dhe t’i mbash pranë? Mos t’i zëmërosh që të të vënë gjithë gurët e jetës mbi supe dhe të të kthejnë kurrizin?
Cila është formula magjike që t’i fitosh, mënçuria të mos i humbasësh kurrë?
Si ta bësh për vete dhe veten ta bësh të Vetmen e tij?
Një lojë magjike ndjesore M&F që fillon që me fluturat e para në stomak kur dikush të skuq mollëzat me shikimin!
Unë e mirëprita këtë udhëtim jete diku tek të 17-tët e mija.
Pati fillim, nuk pati fund, pati kulm, nuk pati kurorëzim, pati pasion, nuk pati qëndrueshmëri, pati betime por shume tradhëti, pati shpenzim kolosal kohe, gjumi, jete!

Mashkulli shfaqet në jetën tonë sapo kuptojmë botën në formën e Babait. Sapo dikush e ndjen se e ka pranë dhe të Vyer, e sidomos vajza, hap krahët dhe fluturon qetmasi në jetë. Porti i gabimeve të saj është Babai. Gjunjët e thërmur nga loja shërohen me puthjen e Tij. Bërtitjet këmbëngulëse të nënës zbehen me hyrjen e babait në shtëpi.

Gjyshi është një dashuri e thellë, e marrë, prekëse, e paharruar! Është gjak nga gjaku jot dhe duhet sa vetja! Është ai që hapi udhët e jetës së familjes tënde, i nderuari i tryezës, i mënçuri dhe krenaria e dinastisë tashmë të shtuar. Gjyshi qahet me lot të Zi kur humbet!

Shpesh në jetë e gjen ose e pret një tjetër mashkull të hyjë në jetën tënde duke dalë nga barku që dole dhe ti ndaj dhe quhet Vëlla. Gocat me vëlla të madh kanë goxha siguri jete, mburrje dhe janë kryeneçe. Në betejën më të rrepte në jetë, dashuri, vëllai do luajë rolin kryesor si seleksionues i saktë i mashkullit që nuk është për motrën e tij. Thesi i sherreve do ketë plot mërira, inate dhe betime për hakmarrje të mëvonshme por…sapo të zbulosh se i dashuri për të cilin shave vëllanë është krunde për pulat, do e falenderosh nga zëmra. Heshturazi, haptazi, nuk do ja thuash kurrë…rëndësi ka që vëllai e ka këtë përgjegjësi jete për motrën dhe e kryen gjithmonë burrërrisht bukur. Në ç’do dështim martesor tëndin ai do jetë kudo për ty dhe do punojë toka të tëra që të të ushqejë. Vëllai se duron dot kurrë sëmundjen e motrës. Por dhe kurrë nuk mburret më të ndonëse në shoqëri djelmoshash do e ndjejë se kur kalon motra e tij shikimet jargaviten si lule Jargavani! Martesa e motrës është dita që vëllai humbet gjysmën e vetes. Kush e solli Doruntinën?!

I Dashuri është forma mashkullore që na zgjon nga gjumi i fëmijërisë me një shikim. Mund te jetë Princ ose Djall. Ka dhe mijëra epitete të tjera por femra vetëm këto të dyja përdorin me kriterin, më morri, nuk më morri nuse. Ai hyn aq vrullshëm në jetët tona sa thua do na pushojë zëmra! Vjen si shpend grabitqar dhe të bind se rrëmbimi nga ai është i domosdoshë, i bukur, magjik dhe se sëbashku do jetojnë në planetin: dashuri e përjetshme! Në familje do ngrësh cuname me sherre për hir të tij dhe të duken të kota vitet që ishe pa të. Të ikësh me Të, të duket rilindje dhe shpëtim. Asnjëra që e kaloi këtë lumë nuk harron se ajo luftë trupash, ato dhimbje, ai ndryshim ambjeti, qyteti, shteti niveli familjar, ai ndyshim gjigand duhet bërë në kohën dhe momentin më të pjekur! Nuk përzgjedh dot se mashkulli është gjuetar. Ndaj fati shfaqet në atë moment tek femra si ënjgjëll shpëtues ose si këshilltar djalli. Pas asaj ikje nuk ka më kthim se dhe po pati, Nuk ke vënd askund. Një gotë e thyer në një pasion dashurie e pikon ujin udhës dhe nuk e çon dot gotën plot tek askush! Femra e sheh fatin e saj shumë herët në jetë ç’farë drejtimi do marrë. E njeh kur është i Zi dhe prapë ecën me Të sepse i kërkohet shumë herët të eci me mashkull në krah. Dashuria do i marrë mëndjen, kohën, shpirtin, do e lulëzojë ose do e plaki, do e rrudhi….i Dashuri na u shfaq nga askund dha na u bë Ligji i Pashkruar i jetës së një femre!!!!

Bashkëshorti është një fije floku larg të dashurit sepse është ai që në disa raste shndrrohet në burrë, në raste të tjera jo. Jeta e femrës do përcaktohet nga Ai. Sa më i mënçur, punëtor dhe i mirë aq më e bukur bëhet jeta e saj. Sa më i keq, i dhunshëm, dembel, jetë-pirës, aq më e keqe jeta e saj. Bashkëshorti vjen si regulator i Ligjit që femra të jetë e mbuluar nga një çati, nga një portofol dhe fëmijëve t’ju dihet identiteti!!! Krenaria për bashkëshortin është një etje që femra po nuk e shuajti do përfundojë në një femër shumë të keqe, mjerane për këdo, ose do ri-impenjohet me dashuri tjetër. Tradhëti, nuk e di pse e quajnë kështu, unë di që është shpirti bosh, gushë pa puthje, krevat bosh, është një e drejtë që ja jep Vdekja besnike. Kur bashkëshorti është madhor në detyrë dhe ka pasuri, femra bëhet një Mizë e urtë që e kanë zili shoqet. Kur ai është dembel dhe pijanec, femra bën 10-të punë dhe humb shanset të eci në jetë. Kur bashkëshorti është një qënie as e nxehtë as e vakët, si supë e ftohur, fëmijët ngelin në klasë se nuk kanë ku ta gjejnë shëmbullin e ecurisë!
Bashkëshorti na jep mbiemrin, fëmijën, prezencën e përhershme, dashurinë e përhershme, na shëmton, na zbukuron, na mbështet, na rrënon, na nderon, na turpëron, na bën krenarë, na bën të na vijë turp, na përkufizon në shoqëri për guston dhe vlerën që kemi, ose më saktë sa e duam Ne veten tonë që vendosëm të jemi me këtë njeri në jetë!Nga përzgjedhja e bashkëshortit tonë, bota kupton shumë pa folur ne fare! Askush nuk mund ta mohojë se bashkëjetesa me bashkëshortin mund të jetë dhe një pakt i thjeshtë njerëzor, një martesë e fjetur, një martesë pa ide dhe kujtesë ose një martesë që shkëlqen ballkonet me lule nga lumturia! Të kesh një bashkëshort që ta duan shumë femra të tjera në ç’do moshë, është fat dhe gjallesë ta kesh pranë. Të jep stimul dhe forcë. Pas ç’do tradhëtie të tij të mësuar tashmë, gëzohesh kur Ajo e treta shprehet se ai nuk të ndan kurrë ty! Luftë e fituar me Liqenin e Lotëve!

Djali është një qënie që e rrit në shpirtin dhe trupin tënd si ëndërr! Është biri i nënës, i bukuri, që do bëhet më i gjatë se i jati dhe do jetë krahu i shtëpisë. Emri i tij nga ora që lind është frymëmarrja jote dhe siguria e pleqërisë tënde të Hirtë. Djali të mbush shtëpinë, djali është krenari, djali shton farën e fisit, për djalin nuk kemi frikë sepse lahet me një gotë uji nga mëkatet!!!

Xhaxhai dhe Daja shpesh kanë rol paralel me atë të Babait. Në kritikat karshi teje, në mënyrën e rritjes, në hallet dhe gëzimet e tua. Ata përmënden kudo si familjarët e tu më të afërt dhe janë shpesh adhurimi i një mbese. Nuk të falin kurrë përsa i përket dashuriçkave ndaj nuk i përzgjedh askush për këto lloj sekretesh! Janë të parët që mësojnë keqësimin e jetës me bashkëshortin, një sëmundje që t’u shfaq, një hall ekonomik, një heqje nga puna. Për ecurinë e një femre këta dy burra veç babait luajnë rol deçiziv.

Kolegu është një mashkull me shumë vlerë. Ngaqë është mashkull dhe i dëgjohet fjala të mbulon tek eprorët sa herë që nuk je mirë, kur je sëmurë ose po kalon vështirësi jete dhe rendimenti jot në punë është 0-rë Është gjithmonë aty për ty. Miqësitë me të kthehen shpesh edhe në relacione familjare. Kujdes se jo rrallë bëhet dashuria dhe bashkëshorti jot i dytë!
Shoku është një dimension flori për ato që ja dinë vlerën. Do i besosh sekrete që veç para pasqyrës i thua. Jeta ime pati shok – Shok dhe fare shoqe. Me shokun do bësh miliona gjëra të bukura qetë dhe ëmbël sepse në sytë e botës ligji është zbatuar, ajo shoqërohet nga mashkull! Do i kërkosh borxhe, do i qash hallet dhe mbas 7-të vjetësh shok-Shok ai bëhet familjari jot. Shok nuk mund të të bëhet kurrë dikush që dikur je puthur! Shoku është ai që sentimentalisht nuk ju shkoi kurrë mëndja të bëni dashuri bashkë!

Komshiu është mashkulli i tjetrës por dhe stimuli im. Sa më lartësor, pushtetar, i bukur, i pasur, ke qef të vishesh dhe të të shohë. Këmbehesh oborrit, shkallëve, dyqaneve të lagjes. Shikoheni në të gjitha versionet, bëhet krahasuesi jot me bashkëshortin tënd dhe mbetet i paarritshem sepse nuk e kapërcen dot që të pa një jetë krah tjetrit!

Meshkujt e jetës tonë na mbrojnë, na ndihmojnë, na mbështesin dhe na udhëheqin në monopatin e jetës. Sa më në qetësi t’i lëmë nga histeritë tona aq më të mirë janë. Sa më thjesht t’jau dëshmosh se do jesh një jetë më Ta, aq më shumë ata ecin në jetë. Sa më pak të gërmosh axhentën dhe celularët e tyre, aq më bukur do jetosh. E Vërteta nuk ka qënë kurrë lumturia e njeriut!Komuniteti Mashkullor që rrethon një femër ka rregulla të rrepta që po dite t’i zbatosh do jetosh e lumtur. Kur ata mësojnë një tradhëti tënden, mos u shqetëso fare sepse thjesht Ai ka ikur nga jeta jote pa hyrë fare, sepse thjesht nuk e ke dashur kurrë. Pak sherre, ca gjyqe dhe udha e hapur dhe Qentë e lidhur për prova të tjera. Nëse je e dashuruar me një Mashkull se tradhëton kurrë edhe sikur të të rrëmbejnë!

Mashkulli del nga një trup femre!

Detyra e femrës është ta rrisi, ta edukojë dhe t’i mësojë vlerën e jetës. Në konkurencë me mashkullin të dashura femra për t’ju njgjarë frikshëm meshkujve që nga veshja e deri tek zakonet si cigare, pije, bredharake…unë them ta shëtisni fëmijën varrezave të dëshmorëve dhe ta mësoni si duhet t’i ndali luftrat dhe jo të mësojë si luftohet, të vazhdojë luftrat!!! Ta kërkojë sexin nga femra dhe jo ta përdhunojë atë. Ta ndajë nëse nuk ja do më zëmra dhe jo ta dënojë në terrin e urrejtjes së izoluar në të njëjtën shtëpi me Të. Ta mësojë mos marri as jetë Pule jo më njeriu!!! Të gjiiiiitha këto janë mësime që një mashkulli ja jep vetëm një Femër!
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mashkullit që u përcaktua më 19 Nëntor 1991 dhe njihet nga 70-të shtete, duhet festuar me dashuri dhe respekt për Ta!
Mashkulli është i domosdoshmi i jetës tonë,
është pasion, dashuri, stimul, moral, jetë, ripërtëritje, shtim.
Gëzuar dhe shëndet paçin sot meshkujt e jetës tuaj!
Nëse më pyesni cilët janë meshkujt e jetës time dhe pse Nuk flas kurrë për ta…dijeni se më kanë qerasur dashuri, re qielli, kujdes, pasion,vëmëndje, mbështetje, tradhëti me kile dhe sëfundmi janë vetë-dënuar të jenë pranë meje!!!
Kush nuk më beson se them të vërtetën le të gjejë një shkrim të njgjashëm Femre si i imi dedikuar Mashkujve…
Për dashurinë e një Mashkulli unë u vesha në të bardha, në të zeza në lot, në gërma!NilaR

Selanik_Anila Rezhda

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments