Nga dr Eris Rusi
Në ditë e veçntë sot, në ambientet e “Mësonjëtores së parë shqipe”, në një ditë feste së bashku për tekstin e Abetares! Gëzuar abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë! Për fëmijët anekënd Shqipërisë dhe Kosovës, pjesa më e bukur e më e rëndësishme e Abetares sot “është emërtimi: “E përbashkët”. Akti më i bukur që përjetojnë fëmijët është që të ndajnë me fëmijët e tjerë lodrat, gëzimet, ëndrrat. Sot me njëri tjetrin ndajnë edhe Abetaren e përbashkët, e ky është bekim i bukur për ta.
Falenderime të përzemërta për korporatën “Dukagjini” dhe drejtuesin e saj, z. Ekrem Lluka; për shtëpinë botuese “Dukagjini”, drejtorin z. Blerim Muhaxhiri dhe stafin mbështetës; për gazetarët e RTV Dukagjini e në veçanti për Z. Ermal Panduri; për teknikët që realizuan në mënyrë të përsosur lidhjen direkte me veprimtarinë kryesore në Gjakovë; për interpretimin magjepsës të aktores së madhe Klaudeta Petrika Riza që emocionoi me vargjet e interpretuara me shpirt, për mësueset e shkollës, për kryetarin e Bashkisë z. Sotiraq Filo që kumtoi vlerat shpirtërore e historike të “Mësonjëtores së parë shqipe”, për mësueset e përkushtuara të shkollës “Demokracia” e në veçanti për drejtuesen e kësaj shkolle znj. Voltisa Qirici , për stafin e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e parë Shqipe” e për drejtuesen Fjoralba Prifti por mbi të gjitha për fëmijët që mbushën me energji dhe buzëqeshje hapësirën tonë!

P.S. Kur mundohem t’i flas vajzës sime, Siandrës për gjuhën shqipe dhe t’i tregoj për historinë e kombit tonë, ajo i vendos këto të dyja në anën e gjërave të thjeshta dhe të mira që i duan fëmijët: pranë lodrave, buzëqeshjes, ngjyrave.
Dhe vërtet, tek gjërat e mira që gëzojnë dhe i mbushin me shpresë fëmijët tanë është edhe gjuha shqipe, ku gjendet e fshehur dashuria për familjen dhe kombin.
Gëzuar nga Mësonjëtorja e parë shqipe, dritë dhe dije të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë!

@NewsIn.Al

