KreuKulturë / ArtPËR POLITIKANËT (Njerëzore krejt njerëzore: Një libër për shpirtërat e lirë) FRIEDRICH...

PËR POLITIKANËT (Njerëzore krejt njerëzore: Një libër për shpirtërat e lirë) FRIEDRICH WILHELM NIETZSCHE

PËR POLITIKANËT …
FRIEDRICH WILHELM NIETZSCHE,

Ilia. V. BALLAURI

“Menschliches, Allzumenschliches: Ein Buch für freie Geister”
(Njerëzore krejt njerëzore: Një libër për shpirtërat e lirë)

“Shohim se ata që udhëheqin, në përgjithësi u duhet të përdorin shumë njerëz për të nxjerrë mbanë planet apo për të arritur qëllimet e tyre dhe për këtë, ata ndjekin dy rrugë. Ata, ose zgjedhin njerëz me aftësi të mëdha pra gjejnë njerëz të aftë, për të arritur planet e tyre dhe u lenë këtyre, një masë të madhe lirie sepse e dinë që natyra e atyre që kanë zgjedhur çon direkt, në atë pikë ku edhe mëndja udhëheqëse do të desh që të zgjedhurit, të arrinin ose; zgjedhin njerëz të paaftë, apo ç’tu dalë përpara që të kenë pastaj mundësi, t’i përpunojnë si përpunohet argjili dhe kështu, këta të zgjedhur të jenë pra të dobishëm, për të arritur qëllimet e tyre [pra të mëndjeve që udhëheqin]…
*
Të diturit që merren me politkë, janë të destinuar të kenë rolin e komikut, ata për politikanët nevojiten, vetëm për të treguar se edhe këta [d.m.th. politikanët] janë të ndërgjegjshëm dhe të ngritur si edhe të diturit.
*
Thuajse çdo politikan në rrethana të caktuara, ka nevojë për një njeri të ndershëm të cilit, ai i lutet si edhe ujku i fabulës që i luteshe shqerrës, dhe këtë e bën, jo se do që ta gllabërojë dhe ta hajë, jo(!) e do vetëm, për t’i marrë lëkurën e pastaj, të bëhet ujk i veshur me lëkurën e shqerrës.”

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga: “Fragmenta Litteraria – Varia” 1 bot. 2023, fq. 88

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit