Për sigurinë publike në Festën e Birrës, çdo problematikë, në dispozicionin e qytetarëve është nr 1️⃣2️⃣9️⃣ i Policisë së Shtetit
Drejtora vendore e policisë Korçë
➡️ Korçë/Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të mbështetura edhe nga grupe të FNSh-së Tiranë, të angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Festën e Birrës, që starton mbrëmjen e sotme.
✅ Zëvendësdrejtori
për Sigurinë Publike Kryekomisar Bedri Hasanaj dhe Shefi i Sektorit për Rendin Publik Komisar Edmond Çela, gjatë instruktazhit me 140 punonjësit e Policisë të planizuar në shërbim, kanë risjellë sërish në vëmendjen e tyre detyrat e gjithësecilit, me qëllim mbarëvajtjen e këtij eventi.

