Për ty moj Korçë
S’dua gjë tjetër nga kjo botë
Veç një kitarë dhe buzëqeshje
Të shuaj lotin që pikon
T’a kthej në tinguj gjithë këtë heshtje.
Dy gota verë mbi tavolinë
Një shoqëri si kjo e jona
Ti themi vdekjes lamtumirë
Ti japim jetës nga kjo tona.
S’dua gjë tjetër nga kjo botë
Dua si kënga të jehojmë
Ato që s’munden gjithë të tjerët
Ne mundemi dhe do të ndryshojmë.
Për ty moj Korçë që po rinohesh
Për ty vërtet do të ketë shpëtim
Dy pemë, dy këngë dhe buzëqeshje
Dy njerëz, 7, 700, 7000…
Arben Petro Trebicka
@NewsIn.Al

