“Pse jeni këtu?”/ Përballja e Veliaj me agjentët e BKH. Gazetarja: Dy zyrtarëve të tij u tha…
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka treguar detaje në lidhje me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetarja shtoi se dy zyrtarë të bashkisë kanë pasur një reagim ndaj agjentëve duke kërkuar shpjegime, por Veliaj ka ndërhyrë duke kërkuar që të bëjnë detyrën.
“Ka pasur një lloj reagimi nga dy zyrtarë të bashkisë, që kanë kërkuar shpjegime pse janë hetuesit aty, dhe ka ndërhyrë Veliaj. Iu është përgjigjur dhe u ka kërkuar ‘lërini të bëjnë detyrën’. Më pas është futur në makinën e tij, brenda së cilës kanë qenë efektivët, dhe më pas nuk e kanë çuar në ambienteve të drejtorisë së policisë së Tiranës, sepse ishte shteruar komunikimi i masës në zyrën e tij, dhe u shoqërua me një herë drejt bllokut të sigurisë”, thotë Hoxha.(Rilindje)
@NewsIn.Al

