Njerëzit e kanë dënuar Perëndinë me vdekje; Zoti, megjithatë, me Ngjalljen e Tij i ka “dënuar” njerëzit me pavdekësi.
Në këmbim të shuplakave të tyre,
Ai ofron përqafime;
për fyerjet, bekimet e tyre;
për vdekjen, pavdekësinë.
Asnjëherë njerëzit nuk kanë treguar armiqësi të tillë për Perëndinë, sa kur e kryqëzuan;
dhe kurrë Perëndia nuk ka treguar një dashuri të tillë për njerëzit siç bëri kur u Ngjall.
Njerëzit dëshirojnë ta bëjnë Perëndinë të vdekshëm, por Perëndia me Ngjalljen e Tij synoi t’i bëjë njerëzit të pavdekshëm.
Zoti i kryqëzuar u Ngjall dhe e mundi vdekjen. Vdekja nuk është më.
Pavdekësia ka pushtuar njeriun
dhe gjithë botën e tij.

Shën Justini
@NewsIn.Al
