Njoftim nga faqja zyrtare e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi
“Operacioni i kërkim-shpëtimit të dy personave që kishin mbetur në det të hapur në një fllugë peshkimi përfundoi me sukses. Ekipi i anijes P-112 Skënderbeu ndërhyri në kohë dhe bëri transportin e dy personave në Triport të Vlorës.
Pas deklaratës në Policinë Kufitare dhe Migracionit dy personat u larguan në gjendje të mirë shëndetësore, në banesat e tyre”.
@NewsIn.Al

