Monday, October 5, 2026
spot_img
HomeAktualitetiApostol Simoni, një prej kompozitorëve më brilantë, më melodikë të kohës së...

Apostol Simoni, një prej kompozitorëve më brilantë, më melodikë të kohës së vet./ Petrika Tollkuçi

Apostol Simoni, një prej kompozitorëve më brilantë, më melodikë të kohës së vet.
Këngët e tij ishin më të bukurat e festivaleve për fëmijë e të rritur! Një qytetar korçar i nderuar dhe respektuar!

Ja çfarë shkruan sot Kryetari i Qarkut të Korçës:

Petrika Tollkuçi

Përkujtojmë Apostol Simoni, një nga figurat më të ndritura të muzikës korçare dhe shqiptare. Kompozitor, dirigjent, instrumentist dhe kitarist i talentuar, ai u nda nga jeta papritur në moshën 33-vjeçare, në kulmin e krijimtarisë së tij, duke tronditur botën e artit dhe kulturës shqiptare. Megjithëse jetoi pak, Apostol Simoni la pas një trashëgimi të pasur prej rreth 300 krijimesh muzikore, që vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e publikut.

Muzika e tij dallohej për ndjeshmërinë, meloditë harmonike dhe përdorimin e akordeve minore të ëmbla e sentimentale, që u përhapën shpejt dhe u kënduan ndër breza. Si dirigjent i Estradës së Qytetit të Korçës, ai bashkëpunoi dhe krijoi për këngëtarë e artistë të njohur të skenës shqiptare, si Lindita Theodhori, Leon Menkshi, Liljana Kondakci, Fatbardha Disho, Pëllumb Elmazi, Nertila Koka, Afërdita Laci, Spiro Katundi, Vaso Qirinxhi, Myfarete Laze, Elektra Hasimi, Zhuljeta Demçe, si edhe me autorë tekstesh të spikatur si Skënder Rusi, Kostaq Duka dhe Klito Fundo.

Apostol Simoni mbetet një vlerë e çmuar kulturore dhe artistike, një ikonë e muzikës korçare, që jetoi pak, por krijoi shumë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare.

#keshilliiqarkutkorce
#personaliteteteshquarateqarkutkorce

 

NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments