KreuAktualitetiPërmes avokatit Gjokutaj, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë...

Përmes avokatit Gjokutaj, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia.

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia. Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozituar një rekurs kundër vendimit të 19 nëntorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Avokati Gjokutaj tha për mediat se “çështja do të mbërrijë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse do të  jetë e nevojshme”.

“U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën.

Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në lidhje me lobimin”– tha avokati Gjokutaj.

@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit