KreuAktualitetiPËRQAFIMI***/ Poezi nga Teodor Keko

PËRQAFIMI***/ Poezi nga Teodor Keko

Të pavdekshmit e letërsisë: *TEODOR KEKO*

PËRQAFIMI***

Po fryn një erë e ngrohte nga jugu,
në park, ngadalë përkulen pemët,
si krahë të dridhshëm të dashuruarish
në përqafim ndërthuren degët.

Dhe mua më kujtohesh ti,
e ngrohtë, e bukur si kjo erë,
me krahët lidhur pas trupit tim
për puthje etur dhe pamje mjerë.

Çfarë mrekullie do ish të vije
në sup symbyllur të rrije pranë,
dhe puthja jote, si dorë artisti
ta kthente gjoksin tim në kitarë.

Por ti, s’vjen më! Mjerisht s’vjen!
Veç motin ngroh e dërgon erë,
që unë të qaj me një lot
që unë të përqafoj një pemë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit