PËRSE DHE KUSH E KRYQËZOJ KRISHTIN?
Shkruan profesor Miron Çako.
♥
Në Sinaksarin e të Premtes së Madhe thuhet:
Të Premten e Madhe të Shenjtë, kremtojmë Pësimet e Shenjta, shpëtimtare dhe të tmerruara të Zotit edhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tone Jesu Krisht, edhe kujtojmë pështyrjet, shuplakat, rrahjet, sharjet, përqeshjet, roben e kuqe, kallamin, sfyngjerin, uthullën,eronat, shtijëzën, dhe përmi të gjitha Kryqin dhe vdekjen, te cilat i duroj për ne dyke dashur.
Gjithë sot, kujtojmë rëfimin shpëtimtar të Kusarit mirënjohës, që u-kryqësua me atë.
Me dhëmpshërinë tënde sipërnatyrale dhe të pafuntme, o Krisht o Perëndi, mëshirona. Amin.
Kur i dëgjojmë dhe i imagjinojmë gjithë këto mundime që pësoi vullvetarisht Krishti mendja menjëherë do të na shkojë te judenjtë mosmirënjohës dhe te krerët e tyre, priftërinjtë plot smirë si: Kajafa, Ana, pushtetarët e kohës si Herodi gjakësor dhe Pilati i padrejtë së bashku me ushtarët romakë.
Përgjigjja jonë nuk është tërësisht e saktë, sepse meqenëse Krishti mori gjithë njerëzimin në veten e Tij duke vuajtur vullnetarisht në kryq për shpengimin e mëkateve të të gjithë njerëzve dhe të çdo kohe, ata që e kryqëzuan duhet të jenë të gjithë njerëzit,sepse të gjithë lindin dhe rriten në mëkat, ashtu si na thotë psalmisti “Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.” (Psalmi 58-3) dhe 🙁 Ja tek u zura në paudhësi dhe në mëkat më lindi nëna ime)(Psalmi 50) dhe : “Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë. Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.”(Psalmi 53-2-3)
Joani, nxënës i dashur i Jisuit, i cili e pa deri në fund flijimin e Krishtit në kryq, thotë: “Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës.” (1 Joani 23).
Të gjitha vuajtjet dhe format e pësimit kanë një domethënje dhe shërbejnë për të shlyer shullojshmërinë e mëkatet tona të shumta.
Më konkretisht :Krishti u sha, ngaqë neve na pëlqen të na bëjnë lajka.
U pështy, sepse neve na pëlqejnë nderet.
U torturua, ngaqë u skllavëruam në kënaqësinë e trupit.
Mbreti i qiellit dhe i dheut u kurorëzua me gjemba, shprehje e krenarisë sonë dhe e mallkimit që mori bota nga mëkati i njeriut: “Dhe toka do të jetë e mallkuar …ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore” (Zanafilla 3-18).
Ai që vesh qiellin me re, pranoi rrobën e kuqe të talljes, simbol të mëkateve tona ashtu siç thuhet te profeti Isaia: “Sikur mëkatet tuaja të jenë të kuqe si gjaku, do të bëhen të bardha si bora”.
Ai që sundon gjithësinë me skeptër të fuqishëm, mban në dorë kallamin, simbol i egoizmit dhe i dobësisë sonë.
Shfaqet me duar të lidhura, simbol i rebelimit tonë, që nuk e lejon Perëndinë të na përqafojë dhe të na ndihmojë.
Shfaqet me trupin me plagë për shkak të vuajtjeve që pranoi për të shlyer mëkatet dhe pasionet tona mishore.
Piu vrer, ngaqë u skllavëruam në kënaqësinë e shijes.Heshta ja shpoj zemrën nga ku doli gjak edhe uji për të shëruar urejtjen e zemrës tonë.
Ai që ishte bekim, shfaqet i gozhduar në drurin e kryqit duke mbajtur ligësinë dhe inatin e njerëzve, por edhe mallkimin e Perëndisë për mëkatet tona.
Krishti, duke e marrë vullnetarisht mbi vete mallkimin, egoizmin, krenarinë, rebelimin, paudhësinë, tradhtinë, kurvërinë, perversionin, lakminë që është idhujtari edhe na dha mundësi shpëtimi.
Profeti Isaia (700 vjet pr K) i ndriçuar nga Shpirti i shenjtë i kishte paralajmëruar këto vuajtje të Krishtit si shërbëtori i përvuajtur të Perëndis:
“I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet fytyra, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak. Megjithatë, Ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen, është mbi të, dhe për shkak të plagëve të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e gjithë neve. I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që e qethin, nuk e hapi gojën. Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij… Shërbëtori im do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre” (Isaia 53: 3-11).
Përgjigjen e pyetjes:” Kush e kryqëzoj Krishtin ?,në mënyrë shumë origjinale ua mësonte njerëzve një murg i urtë.
Ai u ndante atyre që takonte një medaljon ku në një krah kishte Krishtin e kryqëzuar me pyetjen: “Kush e kryqëzoi Krishtin?” dhe pastaj lexoje: “Ktheje medaljonin nga krahu tjetër!”. Kur kthehej medalioni nga krahu tjetër kishte një pasqyrë, ku secili e shikonte fytyrën e tij, duke marrë kështu përgjigjen e pyetjes.
Pavarësisht ndërgjegjësimit se jemi ne ata që e kryqëzuam Zotin e lavdisë ,Krishti nuk na dënon, përkundrazi ai gëzohet që ne pranuam këtë ofertë dashurie hyjnore,sepse kryqëzimi është treguesi më unikal i dashurisë së Perëndisë për njeriun mëkatarë.
Apostoll Pavli i cili nga përvoja e tij e zbuloi misterin e dashurisë hyjnore për njeriun mëkatar në kryqëzimin e Krishtit, shkruan: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij”(Romakëve 5:8-10).
Dashuria e Zotit në kryq për mëkatarët e penduar na tregohet në mënyrë unikale kur Krishti në momentet e fundit të pësimeve vullnetare për të shpaguar mëkatet e njerëzve e fali hajdutin që e kryqëzuan me të drejtë në krahun e djathtë të tij, sepse krimineli jo vetëm u pendua për mëkatet e tij dhe e pranoj dënimin e kryqit por i thirri Krishtit me shpresë: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Atëherë Jisui i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë”( Luka 23:42-43).
Kështu hajduti bëri vjedhjen më madhe me pendim edhe rrëfim vodhi parajsën.
Prandaj, në qoftë se do të qëndronit para të Kryqëzuarit në këtë Premte të Madhe edhe do t’i bëni pyetjet : “O Krisht, përse u kryqëzove dhe kush të kryqëzoi ” përgjigja që do të merrni nga i kryqëzuar është: “U kryqëzova nga dashuria Ati për ty dhe nga urejtja jote o njeri, ikona ime shumë i dashur për Mua”.

#Viki Jano

