KreuOpinion"PËRSE DUHET REVOLUCIONI"? -/ Opinion nga ing. Pandi Papando

“PËRSE DUHET REVOLUCIONI”? -/ Opinion nga ing. Pandi Papando

PËRSE DUHET REVOLUCIONI

Për të qartësuar kuptimin hapa Fjalorin e Gjuhës Shqipe (1984) ku jepen disa shpjegime:
1. Përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha, etj..
4. Kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të shkencës, të artit, etj.
Pra përmbysje (me dhunë) në rastin më të keq dhe kthesë rrënjësore për të gjitha veprimtaritë kur nuk prekej pushteti. Pa dyshim se Revolucioni i parë paqësor ishte ai industrial në Britaninë e shekullit të17-të, megjithëse edhe ky u shoqërua me lëvizje çartiste (puntorët thyenin makinat për të mos humbur vendet e punës). Ka edhe një tjetër paqësor, ai Sexual. Por edhe ky filloi mbas revoltave të studentëve francezë, revolta që larguan nga skena De Golin.
Në vendin tonë kemi përjetuar disa Revolucione.
I pari ishte në kohën e mbretërimit të Zogut I, që u shtyp me gjak.
I dyti (1945 – 1990) mori emrin Revolucion Popullor . Nuk po zgjatem me të se të gjithë e njohim si arritëm në një varfëri ekstreme. Imitimi i shëmtuar Revolucionit Kulturor Kinez lumturisht u quajt demokratizim i jetës së vendit.
Kur në vitin 2015 filluan protestat e opozitës z. Berisha deklaronte se duhet të marrim pushtetin me Revolucion Demokratik. Dështimi i tij spjegohet me faktin se Demokracia nuk bëhet me Revolucion, që do të thotë me dhunë por me zgjedhje të lira, me përplasjen e ideve.
Sot na doli se duhet një tjetër Revolucion, por ky i kësaj rradhe brenda një partie. Qëllimi për të marrë në pronësi selinë e Partisë Demokratike. Lumturisht nuk pati viktima, vetëm dhunë. Pa diskutim është rasti i vetëm në botë. Pra dhe fjala Revolucion e humbi vlerën e saj.
Të shohim më vonë !?!?

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit