Përse na duhet VAR kur nuk ndërhyn as për gjërat e “dyshimta” që bëjnë “muuuuuu”?!
Të gjithë e panë euro golin e Estrelës në takimin e luajtur në Korçë midis Skënderbeut dhe Tiranë. Një goditje “rrufe”, që me sy të lirë ishte normale të gaboje nëse topi kishte kaluar vijën e bardhë, por kur mendojmë që veç për raste të tilla paguhen të “pavarurit” e VAR-it, të duket i qëllimshëm kur vendimi jepet i padrejtë!
Me teknologjinë e sotme mjaftonte të shikoje përsëritjen dhe goli dukej që ishte i rregullt!
Shikojeni fotografinë që është vënë në Panorama dhe pozicioni nga është marrë?! Çfarë tregojnë me këtë?


Është njësoj si të shikosh një pozicion jashtë loje nga prapa portës! Nuk është puna se i mohuan një gol Skënderbeut se nuk është as i pari dhe as i fundit, por njjë gol aq i bukur do mbetej në arkivat e Federatës sonë.
Estrela i meritonte duartrokitjet për atë gol!

Ilir Jano
@NewsIn.Al
