Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPërsëri vrasje në familje! Burri shqiptar vret vajzën, plagos gruan, vret efhe...

Përsëri vrasje në familje! Burri shqiptar vret vajzën, plagos gruan, vret efhe fqinjin italian…

Përsëri vrasje në familje! Burri shqiptar vret vajzën, plagos gruan, vret efhe fqinjin italian…

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali, ku një shqiptar, i identifikuar si Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës ka vrarë me thikë një shtetas italian, vajzën e tij 16 vjeçe dhe ka plagosur bashkëshorten, vetëm sepse kjo pretendonte që e mashtronte. Pasi ka vrarë tre personat, edhe i ka filmuar duke komunikuar edhe më bashkëshorten e plagosur.

Pamjet janë te rënda dhe kanë mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, pasi këtë video ua kishte dërguar njerëzve të afërt për t’i treguar krimin horror, por edhe për të justifikuar veprimin e tij. Madje në një moment ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç, por fatmirësisht ai ka dalë menjëherë nga shtëpia.

PJESË NGA BISEDA:

Taulant Malaj: Mirëmbrëma, quhem Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu? Ky është italian, gruaja ime shk****** gjithë ditën, unë punoja gjithë ditën. Ja ky është. Ia fala me të parin, ky është i dyti. Shikoje e kam therur vetë, vetë e kam therur. I vrara që të tre, edhe çupën, se ngacmonte dhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu, këta janë…
Gruaja: Çfarë bërë?
Taulant Malaj: Pusho, pusho, k*****, pusho. Shk***** gjithë ditën, boll
Gruaja: Ça bëre kështu!
Taulant Malaj: Boll se ta fala njëherë. Ku është djali?! Shikojeni i kam vrarë, i kam therë, do i ther akoma. S’ka ardh asnjë Polici, do i ther tani.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja. 51-vjeçarin, ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments