Për herë të parë në vendin tonë, vjen edicioni i 4-të i projektit ndërkombëtar PlaNET SOEN, pas 3 edicioneve të suksesshme në Europë. Projekti që fuqizon të rinjtë në lidership, komunikim dhe sipërmarrje sociale do të zhvillohet nën koordinimin e Balkan Youth Activism (BYA), me drejtues z. Gurali Haxhillari.
BYA është një organizate aktive në fuqizimin e të rinjve, edukimin joformal, bashkëpunimet rajonale dhe ndërtimin e urave me Europën.

Partner i ngushtë i kësaj nisme është Gjimnazi “Ymer Dishnica”, drejtuar nga znj. Aurora Gjergo, ku pjesë e stafit të projektit janë edhe znj. Milena Zhuti (mësuese/trajnere) dhe znj. Eriketa Kocollari (punonjëse rinore).

Aktivitetet kryesore:
- 29 Shtator 2025 → Trajnim online 3-ditor me 150 nxënës nga Shqipëria, Kosova & Mali i Zi
- 21–27 Tetor 2025 → International Youth Academy, Korçë, me trajnerë nga Polonia & Sllovakia
Gjimnazi “Ymer Dishnica” ka përfituar laptop dhe printer nga BYA për të mbështetur inovacionin në shkollë.

Vitin e ardhshëm, të rinjtë e Gjimazit “Ymer Dishnica” udhëtojne drejt Kosovës për t’u fokusuar në Buxhetimin me pjesëmarrje në shkolla.
Projekti SOEN 4.0 bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian.
@NewsIn
