KreuAktualitetiPLEHRAT…Janë në cilësinë e mallrave te vitrinat e dyqaneve, në zyrat e...

PLEHRAT…Janë në cilësinë e mallrave te vitrinat e dyqaneve, në zyrat e abuzuara të shtetit…

Poezi për “plehrat”…Na mbinë në sy!  _Nga Dashamir Dini

PLEHRAT…

Janë në cilësinë e mallrave te vitrinat e dyqaneve,
në zyrat e abuzuara të shtetit,
në kolltuqet komforte të bizneseve,
në skutat e qelbura nga krimi të qyteteve,
në kasafortat e pista shumëmilionëshe të bankave,
në parajsën e resorteve të shtrenjta
ku të vdekurit nuk lejohen të hyjnë
e të gjallët,po qe se mund të paguajn,
në banketet luksoze,të hoteleve me 5 yje
ku festojnë të dehurit nga sukseset,
në sallat patetike elektorale
të dekoruara me shije premtimesh:
“Kur të vimë ne…”,të mitingjeve,
në ekranet e ngjyrosura me dokrra rozë të TV-ve,
në dyert e zbukuruara me sloganin hipokrit:
“Lirija e fjalës është e shenjtët”,të portaleve…

…dhe…në kudo
të jetës sonë…

E ne,nevrikosemi,
vetëm
kur kazanët e plehrave të lagjes
neglixhohen!

Dashamir Dini.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit