KreuAktualitetiPluhuri afrikan mbuloi qytetet evropiane Imazhe të frikshme në Zvicër dhe Francë

Pluhuri afrikan mbuloi qytetet evropiane Imazhe të frikshme në Zvicër dhe Francë

Pluhuri afrikan mbuloi qytetet evropiane

Imazhe të frikshme në Zvicër dhe Francë
Sot pluhuri afrikan mbi Shqipëri

“Vala” e pluhurit afrikan ka mbuluar qiellin e Europës duke krijuar imazhe të frikshme. Një sasi e madhe rëre nga Sahara ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.

“Ardhja e rërës nga Sahara çon në një rënie shumë të qartë të diellit dhe dukshmërisë. Ka gjithashtu një rritje të përqendrimit të grimcave të imëta”, thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.

Ndërsa rëra grumbullohet nën 3000 metra, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm, nga brigjet e liqenit të Gjenevës në pjesën tjetër të vendit.

AirCHeck, aplikacioni i lançuar nga kantonet për të ofruar të dhëna në kohë reale për cilësinë e ajrit në Zvicër, raporton se ndotja e ajrit është e lartë në një rreze nga jugperëndimi në verilindje të vendit.

Ai pluhur arriti në rreth 180,000 tonë, sipas modeleve të llogaritjes së përdorur, tha për radion publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo.

Tashmë të premten, një erë e fortë jugore kishte bartur rërë nga Sahara nga Afrika veriore në Zvicër.

Sahara është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Evropë.

Ndërsa vendoset, kjo rërë i jep borës një nuancë portokalli.

Francë: Peizazh me re nga Cote d’Azur në Lion

E njëjta pamje është edhe në Francë, ku pluhuri afrikan ka mbuluar rajonet juglindore, nga Côte d’Azur deri në Lion.

BFMTV, në një raport, postoi cicërima të përdoruesve që kapin peizazhin e frikshëm të krijuar nga pluhuri afrikan.

“Kemi përqëndrime të konsiderueshme të rërës në sipërfaqe, në automjete dhe në tarraca. Është mjaft mbresëlënëse. Në kujtesën time si meteorolog, nuk kam parë kurrë kaq shumë rërë të ulur, të paktën jo në makina apo çati”, shpjegoi Paul Marquez, BFM DICI.

Sahara është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Evropë. Ndërsa vendoset, kjo rërë i jep borës një nuancë portokalli

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit