KreuAktualiteti*Po të pyes...* / Poezi nga Arben Petro Trebicka

*Po të pyes…* / Poezi nga Arben Petro Trebicka

Po të pyes

Shpesh, ngjason me zembrekun e orës dhe ti,
Herë tkurresh, e herë lëshohesh si gjarpërinjtë,
Mjafton të të kurdisë dikush për dikë,
Dhe gjithë të tjerët, i trajton si minjtë!

Dhe për çudi, nuk mbaron vetëm me kaq,
Ti nuk mjaftohesh dhe e bën mënyrë jetese,
Nga njëra anë, lëpin e servilosesh,
Nga ana tjetër, ndihesh mbret, por pa mbështetje!

Të është bërë si refleks o i pangopur,
Të kundërshtosh, por jo të japësh një mendim,
Mjafton që tjetrin poshtë teje ti t’a shohësh,
Dhe gëzohesh, sikur vetë ke marrë një çmim!

Ç’të ka mbetur po të pyes, dhe ç’pret më shumë?
Një rutinë nga e Diela deri të Shtunë,
Dhe vrapon të mbledhësh mundin e një jete,
Duke humbur lumturinë, mos kesh për vete!

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit