KreuAktualitetiPoetes sonë Natasha Lako...Urime zemre, me vargjet e saj/ Nga postimet e...

Poetes sonë Natasha Lako…Urime zemre, me vargjet e saj/ Nga postimet e Mevlan Shanaj

Natasha Lako NJË DITË

(Poezi e vitit 1979)

Një ditë hyra në vitet e shkuara Dhe gratë më treguan Dashuritë e tyre të mbyllura Ëndrat e tyre të coptuara Do të punoj në emër të të gjithave. Do të dashuroj me dashurinë e të gjithave!

Gëzuar 13 majin e radhës që vijnë kaq shpejt , u bëre mami , u bëre gjyshe do bëhesh stërgjyshe , do mbetesh kështu dhe shumë e shumë 13 maji ! Jetë të gjatë e të lumtur ! Sigurisht mbi 100

Në datëlindjen time

Unë nuk jam mësuar me tepër përkëdheli,

Dhe burrat nuk ma dhanë të gjithë kupën me helm,

Tani edhe kamxhiku i jetës po fle,

Në një gotë vere.

Gëzuar thoshte i shtrenjti Sadi,

Dhe dashuria ishte nomade,

Tani, ku tjetër strehë do të gjej,

Do të mplakem.

Natasha Lako

E kalofshi shekullin së bashku, plot bekim e lumturi Natasha Lako e Mevlan Shanaj. Urime pafund dhe mirënjohje për gjithçka të bukur na keni afruar me penën dhe artin tuaj!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit