KreuAktualitetiPogradeci në pritje të “çlirimit të tretë”/ Shpëtim Luku

Pogradeci në pritje të “çlirimit të tretë”/ Shpëtim Luku

Pogradeci në pritje të “çlirimit të tretë”

Pogradeci ka njohur dy “çlirime” të mëdha në historinë e tij.
I pari, ai i 30 gushtit 1944, kur qyteti u çlirua nga pushtuesit.
I dyti, shumë vite më vonë, kur shtëpitë private buzë liqenit u prishën për t’i hapur rrugë hapësirave publike të bukura, ku sot shëtisin qytetarë dhe vizitorë.
Por sot qyteti liqenor ka nevojë për një “çlirim të tretë”.
Këtë radhë, nga kangjellat e rezidencave qeveritare që ende mbajnë peng bregun e liqenit dhe e privojnë qytetarin nga peizazhi i tij natyror.
Historia e afërt na jep një precedent frymëzues. Kur Edi Rama mori pushtetin në vitin 2013, disa nga veprimet e tij të para ishin pikërisht në këtë frymë: hoqi rrethimin e kryeministrisë, çliroi lulishten përballë hotel Rogner, hapi hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Tirana fitoi parqe të reja, akses publik dhe pamje të pastra, pa barriera metalike.
Pogradeci sot është aty ku ishte Tirana atëherë. Rezidencat qeveritare nuk kanë më funksionin e dikurshëm. Kangjellat janë kthyer në një anakronizëm të panevojshëm që vetëm dëmton harmoninë e qytetit dhe marrëdhënien e tij me liqenin.
Heqja e tyre do të ishte jo thjesht një gjest urbanistik, por një akt emancipues. Do të përfaqësonte çlirimin e tretë të Pogradecit: hapjen e hapësirave më të bukura të qytetit për të gjithë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit