Policia e Shtetit në 24 orë
✅ 4 armë zjarri, 9 kamera sigurie, municion luftarak, dokumente false, pajisje si ato të Policisë dhe 2 celularë për lojëra fati, janë sekuestruar gjatë ditës së sotme.
✅ Megaoperacioni “Fijet”, me impakt të gjerë publik, finalizoi fazën e nëntë kombëtare, në Korçë. 9 kamera u sekuestruan dhe ndaj 5 shtetasve u iniciuan hetime të thelluara, për të përcaktuar qëllimin pse ata kishin monitoruar me këto kamera, hapësira publike. Megaoperacioni vijon, në kryeqytet dhe në të gjitha qarqet e tjera.
✅ 3 operacione kundër armëmbajtjes pa leje, në Tiranë, Kurbin dhe Shkodër:
-Operacioni “Speciali”/Tiranë, vuri në pranga një 40-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe që prezantohej me dokument fals, si punonjës policie i forcave speciale. Të arrestuarit iu sekuestruan, një pistoletë, municion luftarak, pranga, dokumente false për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë;
-Operacioni “Fqinji”/Kurbin, vuri në pranga një shtetas që kishte krijuar panik për banorët e zonës, pasi lëvizte në rrugicat e lagjes së tij, me kallashnikov me vete. Arma, krehëri dhe fishekë të saj, iu gjetën dhe iu sekuestruan autorit;
-Operacioni “Postriba”/Shkodër, vuri në pranga një 24-vjeçar me precedent kriminal, pasi iu gjetën në banesë, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.
✅ Në Korçë, u godit një rast i vënies së basteve sportive, me disa celularë. Organizatori i kësaj veprimtarie në lokalin e tij, u vu në pranga.
Puna operacionale dhe ajo hetimore, me qëllim parandalimin e depërtimit të krimit në komunitet, si dhe për goditjen e çdo rasti të evidentuar, vijon pandërprerë.

#angazhimpërkushtimsakrificë

