KreuAktualitetiPolicia Rrugore Korçë _ Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur...

Policia Rrugore Korçë _ Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor

Policia Rrugore Korçë

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 3 leje drejtimi.

✅Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅ 77 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

✅ 499 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

✅Janë ndëshkuar 124 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

✅Janë ndëshkuar 762 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

DVP Korçë

#udhëtonimejetënnëmendje

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit