Monday, February 10, 2025
spot_img
HomeAktualiteti"Porositë e gjyshit, fjalët e pashkruara brenda librit të jetës"! / Nga...

“Porositë e gjyshit, fjalët e pashkruara brenda librit të jetës”! / Nga Ana Qyteti

Porositë e gjyshit, fjalët e pashkruara brenda librit të jetës!

Para se të vdiste më tha një natë:
“Digjet lisi i njomë, pranë lisit të thatë”
Gjyshi im i dashur, çdo herë më ka porositur:
“Mos nxito të flasësh, gjërat pa i ditur”
Gjithnjë thoshte, në odën e vjetër:
“Puna e sotme, s’lihet për herën tjetër”
Me gishtin në kokë tretesha në mendim,
Nuk i kuptoja dot, fjalët e gjyshit tim.
Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë,
Nuk kishte fare helm nuk dukej as mjaltë,
shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija,
as ëmbël, as idhtë fare nuk ndieja.
Me vite të tëra, u mundova më kot,
Fshehtësinë e kësaj nuk e gjeja dot.
Tani kur gjyshin pranë nuk e kam,
Të tijat fjalë, shumë vlerë për mua kanë…

Ana Qyteti_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments