Pragë: 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në një universitet – Studentët në dritare për të shpëtuar veten (Foto)
Masakra në Republikën Çeke, pasi një person i armatosur sulmoi studentët dhe profesorët të enjten pasdite në Universitetin Charles në Pragë.
Policia çeke tha në Twitter se 11 persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri, nëntë u plagosën rëndë dhe 15 kishin lëndime mesatare dhe të lehta.
Në të njëjtën kohë, fotot në rrjetet sociale tregonin studentë të varur nga ballkonet për t’u fshehur nga sulmuesi. Mësohet se autori është identifikuar por ende nuk dihen motivet e tij.

