KreuAktualitetiPrangat dy personave për ekzekutimin mafioz në Thrakomacedonas

Prangat dy personave për ekzekutimin mafioz në Thrakomacedonas

Prangat dy personave për ekzekutimin mafioz në Thrakomacedonas

Të arrestuarit janë me origjinë shqiptare – Qëlluan viktimën në një kafene – Pas vrasjes policia sheh një “kontratë me pagesë” vdekjeje

Një operacion i Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar ka nisur që nga mëngjesi i së hënës (27/1). Konkretisht, FBI greke bëri dy arrestime, për ekzekutimin mafioz të një 45 vjeçari , të dielën, 15 dhjetor 2024.

Dy të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, të moshës 43 dhe 42 vjeç dhe u arrestuan në banesat e tyre në Nea Smyrni dhe Peristeri.

Dy të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, të moshës 43 dhe 42 vjeç dhe u arrestuan në banesat e tyre në Nea Smyrni dhe Peristeri.

Nga hetimi i Vrasjes, nuk rezulton se dy të arrestuarit kanë pasur lidhje me dy viktimat, për rrjedhojë konstatojnë se janë vrasës me pagesë.

Oficerët zbuluan identitetin e tyre nga gjurmimi i makinës së vjedhur dhe më pas nga vëzhgimi fizik.

Që në orët e para të mëngjesit janë kryer kontrolle në shtëpi dhe është gjetur një armë e cila po hetohet nëse është ajo e përdorur në pritën e Trakomaqedonisë, jashtë një kafeneje.

Dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin para drejtësisë.

Greqi_ A. Selimllari

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit