Prapë me Greqinë ju?! Ku e gjete ARMIKUN o gazetar?!
Është e turpshme të përdorësh terma të tilla në një shkrim, apo postim ta quajmë!
Para se të citoni tokën armike, pyeteni një herë futbollistin si do t’ju thotë… quajani Armik vendin që i dha jetën, shkollën, kulturën, sportin… vendin që e mësoi vetëm me dashuri e mirënjohje!
Djali është i lirë të luajë ku dëshiron! Suksese!
Ai luan futboll
Kush është toka armike?
Fëmijët tanë që kanë lindur, kanë mësuar e studiuar, që e duan dhe i janë mirënjohës Greqisë, çfarë janë për ju? Armiq?!
Harrojini këto terma!
Armiqtë ekzistojmë vetëm në kokat e injorantëve dhe nacionalistëve të sëmurë!
Janë mijëra e mijëra familje emigrantësh që jetojmë dhe punojnë aty… ju kanë lindur fëmijët, nipër e mbesa dhe ata njohin miqësinë dhe jo armiqësinë!
Ja postimi origjinal:
(La Greqinë për Shqipërinë…sulmuesit të kombëtares i ndodh e papritura në “ tokën” armike!)

Distancohuni nga ky shkrim zotërinj të portalit!
sporti nuk ka armiq
ilir Jano -Korçë
@NewsIn. Al
