Sunday, June 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiProjekti “Riciklimi i Plastikës para se të kthehet në Mbetje”, një model...

Projekti “Riciklimi i Plastikës para se të kthehet në Mbetje”, një model suksesi

Projekti “Riciklimi i Plastikës para se të kthehet në Mbetje” është një projekt i financuar nga LevizAlbania, një projekt i SDC. Projekti advokon dhe fuqizon Bashkitë për të menaxhuar më mire problemin e mbetjeve plastike duke ndërgjegjësuar komunitetin lokal mbi nevojën për të ricikluar mbetjet plastike. Gjithashtu ky projekt ofron një model funksional dhe të qëndrueshëm të diferencimit të plastikës, që përfshin bashkitë dhe aktorë të ndryshëm të komunitetit lokal në mënyrë që mbejtet plastike të mos përfundojnë në kontenitorët apo landfillet përkatese.

Projekti është fokusuar në Bashkitë Korçë dhe Konispol, si dy bashki me një fluks të gjerë turizmi gjatë periudhave në të cilat është zbatuar. Në Bashkinë Korcë, duke pasur parasysh dhe numrin më të madh të banorëve, dhe gjithashtu fluksin më të gjerë të turistëve, rezultatet kanë qenë shumë të kënaqshme, duke diferencuar mbi 200 kg plastikë gjatë katër muajve të zhvillimit të projektit pilot.

Ky model synon të përfshijë si aktorë Bashkinë, subjektet (lokale dhe restorante), grumbulluesit dhe ricikluesit. Duke qënë se ekzistojnë vështirësi në diferencimin e mbetjeve nga Bashkitë në landfille, ky model synon që diferencimi i mbetjeve të bëhet përpara se ato të shkojnë në koshat e mbetjeve të Bashkisë apo landifille.

Subjektet që u konsideruan në projekt ishin bare apo restorante, të cilat mund të kishin një fluks të lartë mbledhjeje plastike. Kryesisht në sezonet turistike, rritja e numrit të turistëve në një Bashki sjell shtimin e fluksit të plastikës nëpër subjekte. Për këtë arsye ka qenë shumë e rëndësishme që subjektet të ishin pjesë aktive e modelit.

Grumbulluesit e plastikës janë një tjetër grup i rëndësishëm i cili u përfshi në këtë model. Duke pasur parasysh vështirësinë e madhe që ata hasin për grumbullimin dhe diferencimin e plastikës nga koshat e mbetjeve, ky model arriti të bëjë punën më të thjeshtë për ta, duke i fuqizuar dhe duke i kthyer në trasportues të rregullt.

Ky projekt pati këto arritje:

  • Institucionalizimi i modelit duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bashkitë Korce
  • Bashkëpunimi i 9 subjekte (bare dhe restorante) në Bashkitë Korce.
  • Fuqizim i grumbulluesëve, të cilët u bënë pjesë e modelit, duke i thjeshtuar punën e tyre..
  • Grumbullimi i diferencuar i më shumë se 200 kg plastikë në Bashkitë ku u fokusua projekti.
  • Rritje e ndërgjegjësimit nëpërmjet takimeve në zona të hapura me qytetarë në Bashkitë Korcë dhe Konispol

Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Riciklimi i Plastikës para se të kthehet në Mbetje”, i mbështur nga LevizAlbania, një projekt  i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

By: Eljona Meleq

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments