KreuAktualitetiProna në bregdet/Apeli vendos: T’i konfiskohet pasuria ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Prona në bregdet/Apeli vendos: T’i konfiskohet pasuria ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Apeli vendos: T’i konfiskohet pasuria ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për konfiskimin e disa pasurive të ish-gjyqtarit të Lartë, Guxim Zenelaj.

Vendimi i Apelit, i formës së prerë, kalon në llogari të shtetit një sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.

Zenelaj u largua nga Gjykata e Lartë para nisjes së procesit të vetingut, por ndaj tij nisi një hetim nga SPAK më pas për “fshehje pasurie”. Pasuritë e konfiskuara rezultojnë të pa justifikuara në burime të ligjshme financiare.(NewsIn.Al)

Paola Kodra _ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit