Asnjë parashikim…
Për demonstratat tona në Tiranë tashmë ka shkruar gjithë shtypi botëror. Një takim i përditshëm pas pune në bulevard.
1. Kush qëndron pas organizimit po vonon shumë të dalë në krye me kërkesa më të kristalizuara.
Them po vonon pasi, ky marshim kaq masiv me njerëz të të gjitha moshave, me një qëndrim të Policisë së Shtetit skajshëm të pjekur, nga provokatorë mund të kthehet në diçka…larg qoftë!!
Organizatorët duhet të ishin tashmë si grup në krye e të kishin filluar filluar bisedimet si dikur studentët e 90tës.
Një qeveri, dhe të dojë, nuk jep dot çelsat e dyerve e zyrave si të ishin të një dollapi me rroba, nuk bëhet.
Prandaj grumbullimi në pritje për atë që duan protestuesit vetëm do shtojë zëmërimin sepse zgjidhja nuk mund të vijë aq kollaj.
2. Kur thoni, hiqni dorë dhe ju edhe ju, pra partia në pushtet dhe partia në opozitë, lind pyetja kë duan të sjellin? Cilët janë ata që duan të jenë anëtarë të qeverisë tranzitore? Deri tani emrat dhe pozicionimet e tyre duhet t’i dinim.
3. Ç’farë pune kanë fëmijët në një vend -bulevard të rrezikshmërisë së lartë siç quhen zonat e grumbullimit masiv për protestë? Është koha që fëmijët të pikturojnë në mes të rrugës? Kauza e rrëzimit të qeverisë, është kauzë e një fëmije? Nuk e kuptoj se si është lejuar kjo dhe kryesisht ç’farë janë këta njerëz nga Hëna që kanë këto ide. Po nënat si i çojnë vetë fëmijët atje mes protestuesve?
4. Pak kohë më parë Ilir Meta është shprehur se: “ajo që do plasi tani nuk ka lidhje fare me atë të viteve 97′ të cilat do ngjajnë me party në lidhje me këto të sotmet”. Kjo formuluar nga unë. Nuk po e gjej dot të thënë nga ai vetë. Më është ngulur në kokë si shigjetë dhe nuk e harroj dot këtë deklaratë kaq tronditëse! Party ngjarjet e 97′ që u masakruam?!

5. Të mos harrojmë se, ngjarjet e viteve 90′ dëbuan jashtë kufijve gjysmat e Shqiptarëve. Pronat magjike të përbashkëta ndërtuar me aq mund e djersë po nga të gjithë ne, u bënë copë e çikë me mani të frikshme. Ajo industri, nëse do ish ruajtur siç ishte, me rifreskime nga investitorë të huaj, do kish qënë mrekullia vetë.
91shi (arritur në sallat e gjyqeve në vitet 96′- 97′ kur u gjykuan çështjet e para të pronës) na solli Ligjin gjakatar 7501 (siç mund ta emërojmë tashmë nga satistikat e njerëzve tanë të humbur për një copë tokë😪).
Në dheun e Atit u bëmë lypsarë për toka dhe prona tona për të cilët familjarë tanë lanë kockat në emigracion apo besun Mëmëdhenë dhe prunë gjithë fitimet aty ku dhe blenë e investuan.
Shpikësit e Ligjit 7501, ata hartues që kanë emra dhe paguar aq majmë nga taxat tona për ndryshimin e legjislacionit, nuk u vunë kurrë para përgjegjësisë dhe janë të lirë, lëvrojnë nga fitimet e marra pa pikë sedre njeriu të gjallë që janë nxitësit moralë të të gjitha krimeve për pronën. 😪
6. Përse nuk është shkruar asnjë pankartë: “Poshtë Ligji 7501”?! Sepse ata që na e lanë gjëmën, këta që e gjetën dhe nuk e ndryshuan dhe këta që duan të vijnë, po aty do e lënë? Meqë protesta filloi për motiv ruajtje prone private, neve që po na vjen ora e fjetjes së madhe dhe jemi pas 30të vjetëve po si endacakë gjyqeve, na mendoi njeri apo ka prona dhe PRONA, pra e imja një copëz pa të ardhme për investime, kush merret me të dhe të tjerat sjellin të ardhura të majme duhet bërë nami për to?!
Nëse në parim nuk kundërshtohet diçka, nuk kërkohet ndryshim në themel të saj që të përfaqësojë interesat e gjithë të prekurve, mbetet vetëm pritja për të parë nëse kërkesat janë selektive apo të përgjithshme. Nëse do jetë e para, rezultati do jetë detyrimisht i pjesshëm.
7. Një rini e sinhronizuar me komunitetin ndërkombëtar dhe që do vëmëndjen e tij, nuk mban në duar pankarta të tipit: “të presin çunat e burgut…merr sapun me vete…” Janë akte vandale nga njeriu ndaj njeriut, janë makabër si akte dhe nuk duhet të ekzistonin fare por ja që në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ekzistojnë ligje të pashkruara. Këto as përmenden se janë rrënqethëse dhe i dinë/ administrojnë shumë mirë ekspertët e asaj fushe. Ato pankarta nuk shprehin as ide, as kërkesë, as dhimbje por thjesht dhunë dhe vetëm dhunë. Ikja e dikujt nga një pozitë kaq lartësore, mbrohet nga ligjet ndërkombëtare pasi ata janë dëshmimtarë të sekreteve të mëdha shtetërore dhe detyrimisht edhe atyre ndërshtetërore ndaj ke ata çunat…nuk shkon njeri!! Është turp se i lexojnë edhe fëmijë.
8. Ndërgjegjësimi im si njeri, me gjithë pakënaqësitë që kam për pronat është që, shteti duhet mbrojtur dhe jo dhunuar. Jam gjithmonë për ekzistenxën e forcës së tij organizative. Jam për bashkëbisedime, për këmbëngulje, për insistim, për veprime me llogjikë. Situata ndërkombëtarë është lëmsh e li. Nuk besoj se, nëse rrëshqet situata do merret kush me ne. Shtetet rradhazi po komunikojnë haptazi kthimin e industrisë në % të madhe në atë lufte.😪 Si ajo e Mercedes-Benz që hyn tashmë në sektorin e drones nëpërmjet bashkëpunimit me Gjermanen startup Tytan Technologies. Të gjithë po vrapojnë për vendin e tyre, për mbrojtjen, për aleanca të reja, po bëhet shumë kërnacë dhe praktikat e para të një kohe krize të madhe po duken në ish-vende të pasura ku ka filluar kursimi i energjisë dhe ujit.
Ruani gjakftohtësinë. Organizatorët të shprehen qartë për programin jo vetëm si ide por edhe për veprimet praktike që duan të bëjnë për realizimin e tij.
9. Ka një parim që thotë, mund të bësh ç’farë të duash por jo gjithçka që bën të leverdis.
Kjo thënë në aspektin e asaj që kemi shpallur armiq të gjallë e të vdekur. Dhe tashmë armiqësia nuk është më thashethem mes nesh por thënie me zë të lartë dhe bërtitje.
Për diçka që nuk ndryshon kurrë, mirë do ishte që llogjika të kishte rol primar.
10. Shikoj me kërshëri se sa shumë rriten *like për faqet me kujtime të kohës së Socializmit, me kujtime të së djeshmes për mënyrë jetese aq të thjeshtë, kulturë, veshje, moral, imazh ndërkombëtar shteti, letërsi, muzikë, lidhje dashurore martesore, marrëveshje ndërshtetërore, kujdesi për fëmijën, moshën e tretë, grupe shoqërore në dobësi jetike etj. Pa bujë, pa këto “të famshmet” OJQ, populli kishte një strukturë ku adresohej për gjithçka. Mirë apo keq, ne të gjithë, me ndrrimin e kalendarit të historisë, i provojmë të gjitha pozitat, lart, poshtë, internim, burgim, hetim, lavdërim, ngritje, pozitë…që do të thotë se ne të rregulluarit e djeshëm ja ku jemi tashmë në dyert e botës, në një farë mënyre jeta u morr hak edhe me ne për atë copëz qetësi e kokë-lart që jetuam dikur për hir të punëve të mira dhe sigurisht pa prona.
Ndaj duhet bërë kujdes se, përse flet dhe nga cila pozitë.
Shtytja e mërisë tënde të brëndshme nuk duhet bërë kurrë moto në çështjet masive dhe në emër të saj nuk duhen bërë kollaj përgjithësime nëse do të kontibosh në të mirën masive.
As duhet lejuar që nesër dej të bëhesh ura ku do kalojë si fitimtar një dikush që nuk e kishe imagjinuar kurrë!!
Nuk shkruajta se shkruajtën të gjithë.
As jam dëgjuar ndonjëherë në Shqip që të dëgjohem tani.
Shkruajta thjesht sepse shikoj dhe ndjek me vëmëndje ngjarjet dhe dua që gjithçka të zgjidhet me qetësinë dhe pjekurinë e duhur.
Kemi humbur boll njerëz tanë të Vlerë nga arena e fjalës, pikërisht se i kemi luftuar keqmasi dhe me metoda gjarpërore.
Por ja që historia na i bije sërish në pjato kërkesën për llogjikën dhe fjalën e mënçur të tyre!
I duhemi njeri- tjetrit më shumë se kurrë. Me respekt për Ju, NilaR

Selanik – Anila Rezhda
@NewsIn.Al
