KreuAktualitetiProtestuesit i vendosin afat Ramës deri nesër në mesditë: Nëse nuk jep...

Protestuesit i vendosin afat Ramës deri nesër në mesditë: Nëse nuk jep dorëheqjen…

Në rrjetet sociale është publikuar një njoftim, ku protestuesit i kanë vendosur një afat kryeministrit Edi Rama deri të enjten, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.

Përmes një njoftimi pa autorësi, ata bëjnë me dije se protesta do të vijojë edhe ditën e enjte, ndërsa i kanë bërë të qartë kryeministrit kërkesën e tyre për largimin nga detyra.

Protestuesit paralajmërojnë se në rast se Rama nuk jep dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit