Tuesday, December 23, 2025
spot_img
HomeKulture / Art("PSE"?) bëhet me shtëpi...U hap Muzeu i Sterjo Spases, një prej shkrimtarëve...

(“PSE”?) bëhet me shtëpi…U hap Muzeu i Sterjo Spases, një prej shkrimtarëve më të mirë shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, me origjinë maqedonase…

Kur një ëndërr bëhet realitet dhe kur gëzimi nuk ka fund!!! Dalëngadalë po i afrohemi aktiviteteve finale të projektit Smart-Cul-Tour
#smart_cul_tour #ipa2cbcmkal #krijimi i së ardhmes së përbashkët #EUme JU

Në fshatin Globoçani, u hap Muzeu i Sterjo Spases, një prej shkrimtarëve më të mirë shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, me origjinë maqedonase, i lindur në fshatin Globoçani, komuna Pustec.

Mbështetja dhe bashkëpunimi mes partnerëve në projekt ishte i padiskutueshëm, por kënaqësia e realizimit të këtij projekti është akoma më e madhe si një shëmbull i zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Kjo punë nuk do ishte bërë kurrë e mundur pa mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Maqedonisë të Veriut dhe pa punën e pafundme dhe kontributin pasionant të një ekipi të madh.

Ishte një nder i madh për të gjithë ne që në hapjen e kësaj ndërtese jashtëzakonisht të rëndësishme përkrah përfaqësuesve të partnerëve, ishte prezent ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski, prefekti i qarkut Korçë, kryetarja e Qarkut, kryetarët e disa bashkive, djali i Sterjo Spasse, Ilinden Spasse dhe shumë miq të tjerë tanë, bashkëpunëtorë vendas dhe të huaj.

Mirënjohje për Ministren e Kulturës Znj. Elva Margariti për kontributin personal dhe institucional, mirënjohje për mikun tim kryetarin e Komunës Pustec, Pali Kolefski, Drejtoreshën e qendres muzeale të Manastirt “Bitolës” Meri Stojanova, dhe për të gjithë ekipin e trashëgimisë, edhe ata që kontribuan ndryshe në realizimin e projektin e plotë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments