KreuAktualitetiPas Librazhdit, mbyllet Moglica… Nisin problemet në rrugën alternative, bllokohen 3 trajlera!

Pas Librazhdit, mbyllet Moglica… Nisin problemet në rrugën alternative, bllokohen 3 trajlera!

 

Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat.

Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.

Trajlerat mësohet se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e zonës të kalojnë në këtë segment.

Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit./Ballkan

 

@NewsIn.Al

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit