KreuAktualitetiPse "gjuha" e Italisë nuk mund të jetë e njëjtë me "gjuhën"...

Pse “gjuha” e Italisë nuk mund të jetë e njëjtë me “gjuhën” e Shqipërisë? Sa vite larg asaj kulture jemi ne dhe partitë politike në Shqipëri?/ Ilir Jano

Pse “gjuha” e Italisë nuk mund të jetë e njëjtë me “gjuhën” e Shqipërisë? Sa vite larg asaj kulture jemi ne dhe partitë politike në Shqipëri?

“Italia foli qartë!”,  uroi Meta “Koalicionin e djathtë”.

Pas fitores së të djathtës të bashkuar në Itali, përveç urimeve të natyrshme nga forcat politike në Shqipëri, filluan dhe krahasimet me Shqipërinë.

“Italia foli qartë!”,  uroi Meta “Koalicionin e djathtë”…Urimi është urim dhe si i tillë vlerësohet.

Çfarë aludon Meta me mesazhin e tij? Një e djathtë e bashkuar në Shqipëri mundet dhe duhet të fitojë zgjedhjet në Shqipëri, d.m.th, e njëjta “gjuhë” me Italinë!

Sa “e djathtë” është e djathta në Shqipëri? Çfarë i bashkon forcat politike në Shqipëri, përveç interesit të marrjes së pushtetit? Çfarë interesa të djathta do të mbrojë Meta vetë?  Po Berisha me aleatët? Sa nga këta kanë shkuar para drejtësisë, duke marrë parasysh akuzat që i kanë bërë njëri tjetrit…

Se raca e shumë politikanëve tanë i përket asaj kategorie që kundërshtari është armik dhe si i tillë i vishet çdo epitet: vrasës, hajdut, drogaxhi, i korruptuar, mafioz e sa e sa të tjera.

Prandaj koaliconet në Shqipëri janë “ajrore”, pa themele, pa ideale…janë thjesht aleanca te përkohshme për të qënë “në lojë” me shpresën për të fituar pushtet.

Kaq e thjeshtë është zoti Meta…Italia foli, por me një koalicion të djathtë…ju sa i djathtë jeni?

Prandaj nuk është e njëjta gjuhë…ka shumë ndryshim emërtimi i koaliconit tuaj. Me pak fjalë, ju fitofshi, por “Gjuha”  nuk është e njëjtë!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit