Pse nuk besohet që Ervis Martinaj të jetë zhdukur…Gazetari F.Veizaj ngre dyshime.
Zhdukjja e Ervis Martinajt vijon që të jetë kryefjalë prej një muaji në Shqipëri. Policia ende nuk ka një përgjigje për fatin e tij.
Gazetari Flamur Vezaj shprehet për “5pyetjet.al” se beson se biznesmeni ka ikur drejt Kosovës dhe më pas në ndonjë vend tjetër për të humbur gjurmët. Lidhjet e tij me Kosovën ishin të forta. Por përse? Gazetari thotë se ai kishte furnizuar me makineta të lojërave të fatit disa prej politikanëve të opozitës në Prishtinë.
“Unë vazhdoj të besoj se ai është vetë-zhdukur. Pasi nuk ka asnjë provë, asnjë fakt konkret që provon të kundërtën veç thashethemeve dhe spekulimeve. Martinaj është një intrigant dhe shumë dinak. Në shumë ngjarje kr iminale ku ka qenë i pranishëm ia ka he dhur pa lagur. Për shkak se përdorte gjithmonë të tjerët dhe nga ana tjetër paguante njerëzit e drejtësisë, si prokuror e gjyqtarë.
Ai nuk ishte i lehtë për tu kapur nga armiqtë e tij pasi prej vitesh i ka shpëtuar atyre, të cilët ia ekz ekutuan thuajse të gjithë shokët. Pastaj mos harrojmë se në ngjarjen e përfshirjes në ish-Bllok atij më pas ju zbulua një dokument të Kosovës me emrin Admir Koca me të cilin kishte lëvizur disa herë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe jo vetëm.
Gjithashtu është provuar se ai ka lidhje me politikanë të caktuar të opozitës tashmë në Kosovë që janë përfshirë në lojërat e fatit në Kosovë. Martinaj i ka furnizuar me makineta me të cilat vazhdojnë e punojnë.
Gjithashtu është provuar se ai ka lëvizur disa herë në Kosovë, pasi ka njerëzit të cilët e mbrojnë e për këtë fakt dyshoj se ai ka dal andej e ndoshta edhe ka lëvizur tashmë në ndonjë vend tjetër. Por spekulimeve për Amerikën Latine, nuk mund të them asgjë pasi nuk kam ndonjë provë apo indicie kon krete” tha ai.
Nëse për një moment besojmë se është el imi nuar, pot encialisht e shini të përfshirë politikën apo ka të bëjë me rivalitetin e grupeve? “Nuk besoj për el iminimin e tij, pasi edhe ar miqtë e tij nuk kanë arsye të fshehin kufomën.
Ata do ta ekspozonin edhe në shenjë triumfi, por edhe ti tregonin ortakëve të biznesit të tij, shokëve dhe rivalëve që ja arritën që llimit. Nuk shoh asnjë arsye të fshehjes së kufomës nga ana e tyre.
E ndërsa politika, siç e thash më lartë është e lidhur me grupe të caktuara, që ndonjë herë k orrespondon që kanë armiq të njëjtë. Por në rastin konkretë, përveç biznesmenëve të fuqishëm dhe grupeve të tyre rivale nuk shoh ndonjë lidhje konkrete të politikës në eliminimin e tij” tha ai.
@NewsIn.Al

