Pse Rama hoqi Arbeen Ahmetaj? Çfarë deklaroi analisti Ben Andoni në Euronews?
Analisti Ben Andoni në një intervistë për Euronews Albania habit me arsyetimin e tij, se përse Edi Rama hoqi Arben Ahmetajn nga të gjitha postet :
“Nuk është ndonjë lëvizje e madhe. Rama ka filluar që të kurojë make-up e tij. Të mbash make-up me Arben Ahmetaj nuk ishte gjë e mirë. Nuk mund të thuash që zoti Rama nuk ka nuhatje për pushtet dhe për konjuktura politike. Të vazhdosh të kesh imazh zotin Ahmetaj, nuk mendoj se është zgjidhje e duhur. Tani u poqën kushtet për ta larguar, ky personazh nuk kishte më çfarë të jepte.
Procesi i rindërtimit ka shumë probleme. Nga opozita pati shumë a.kuza për Ahmetajn dhe zhvillimet që ka në SPAK që i marrim në mënyrë indirekte nga opozita. Mund të jetë një përsëritje si rasti i Lefter Kokës
@NewsIn.Al

