KreuAktualitetiPutin drejtuar Kryeministrit të Indisë Modit: "Ne duam që konflikti në Ukrainë...

Putin drejtuar Kryeministrit të Indisë Modit: “Ne duam që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”

Putin drejtuar Modit: “Ne duam që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”

Vladimir Putin dhe Narendra Modi zhvilluan bisedime në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Rusia ” do që të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur” konfliktin në Ukrainë . Këtë deklaratë e ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin , duke iu drejtuar kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, gjatë takimit të tyre në Uzbekistan.

Megjithatë, duke vazhduar, lideri rus ia vuri fajin palës ukrainase, duke pretenduar se është Kievi ai që dëshiron të vazhdojë luftimin dhe refuzon të ulet në tryezën e bisedimeve.

“E di që sot nuk është kohë lufte dhe ju fola në telefon për këtë”, thuhet t’i ketë thënë Modi Putinit, duke nënvizuar vlerën e demokracisë, diplomacisë dhe dialogut që e mbajnë botën të bashkuar, siç referohet.

Putin, nga ana e tij, thuhet se tha se i kuptonte shqetësimet e Modit për luftën në Ukrainë, një ditë më parë ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe liderit kinez Xi Jinping.

“E di qëndrimin tuaj për konfliktin në Ukrainë dhe i di shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha udhëheqësi rus kryeministrit indian. ( In.gr)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit