KreuAktualitetiRama ka larguar sërish drejtoreshën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,...

Rama ka larguar sërish drejtoreshën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici.

Qeveria ka larguar sërish drejtoreshën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici.

Bici ishte emëruar në këtë post vetëm 6 muaj më parë, ndërsa ushtronte detyrën e drejtoreshës së Kadastrës. Raportohet se Dallëndyshe Bici do të angazhohet në fushatën e socialistëve dhe pritet të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Bicin pritet ta zëvendësojë në krye të IKMT-së, Ajet Zyberi.

Po ashtu, “lapsi” i shkarkimeve ka zënë edhe drejtoreshën e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, Sonila Hysi (Ruka). Hysi ishte emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të Shtylshkronjës së Letrave me Vlerë, duke zëvëndësuar në këtë funksion Besmir Hysin.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit