KreuAktualitetiQeveria krijon ‘Akademinë e Pushtetit Vendor’: Trajnim i detyrueshëm për të gjithë...

Qeveria krijon ‘Akademinë e Pushtetit Vendor’: Trajnim i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e bashkive

Qeveria krijon ‘Akademinë e Pushtetit Vendor’: Trajnim i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e bashkive

Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një strukturë të re që do të trajnojë në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punonjësit e administratës vendore, pnga kryetarët e bashkive deri te stafi më i thjeshtë.

Sipas sqarimit nga Kryeministria, kjo akademi do të funksionojë si një organizatë jofitimprurëse, e drejtuar nga një komitet i përbashkët, ku përfshihen përfaqësues të bashkive dhe të qeverisë, nëpërmjet Ministrit të Pushtetit Vendor.

Të gjitha bashkitë do të detyrohen të kontribuojnë financiarisht për funksionimin e kësaj akademie, ndërsa qeveria do të mbulojë të paktën 50% të kostove operacionale për tri vitet e para. Fondet do të përdoren për programe trajnimi dhe zhvillimi profesional, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ky vendim, shihet mesa duket si përpjekje për standardizimin dhe kontrollin e administratës vendore, në funksion të përgatitjes për integrimin europian dhe për rritjen e cilësisë së qeverisjes lokale.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit