Wednesday, July 22, 2026
spot_img
HomeAktualitetiQeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

 

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe ndihmësit personalë.

Paketa parashikon dyfishimin e pagesës për 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 750 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Masa do të hyjë në fuqi me efekte financiare nga 1 korriku 2026.

Sipas qeverisë, mbështetja shtesë financiare synon të përmirësojë cilësinë e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke lehtësuar barrën ekonomike të familjeve dhe duke nxitur ndërhyrjen e hershme, zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen sociale.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e detyrimit për paraqitjen çdo vit të dokumentacionit mjekësor pranë komisioneve të vlerësimit për rastet kur afati i përfitimit është disa vjeçar. Sipas qeverisë, kjo masë do të ulë procedurat administrative dhe kostot për përfituesit.

Paketa parashikon gjithashtu njohjen e periudhave kontributive për 14,657 ndihmës personalë të personave me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 674 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga 1 shtatori 2026.

Me këtë vendim, periudha e shërbimit të ndihmësve personalë do të njihet si periudhë kontributive për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa synohet forcimi i kujdesit në familje dhe reduktimi i nevojës për institucionalizim.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments