KreuAktualitetiQindra qytetarë bllokojnë aksin Thumanë-Kashar...ja kërkesat e tyre

Qindra qytetarë bllokojnë aksin Thumanë-Kashar…ja kërkesat e tyre

Qindra qytetarë bllokojnë aksin Thumanë-Kashar…ja kërkesat e tyre

Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish pasditen e së premtes duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re.
Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm kanë qenë disa dhejtra forca policore, përfshi edhe njësi të reparteve speciale.

Banorët kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër.

Deri më tani thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos marrë asnjë zgjidhje, përveç dhunës policore, e cila në protestën e fundit arrestoi disa nga banorët protestues. (Sot)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit