“Qyteti më lindor i Shqipërisë është, në të njëjtën kohë, edhe më perëndimori. Punohet në Korçë…/Indro Montaneli -1939)”
“Të njëzetepesëmijë banorët e Korçës , janë njëzetepesëmijë borgjezë dhe e kanë bërë qytetin e tyre , një Milano të vockël të Shqipërisë jugore ( Indro Montaneli , 1939)” ❤❤❤❤❤
“Gjatë një qëndrimi të shkurtër në Korçë, qyteti më i ekuilibruar, më i kulturuar dhe më i stërholluar i vendit. I gjithi ky është përfundimi i një shkrirjeje mes elementit vendës dhe atij latin. Është e gjitha kjo një nxitje për forcimin e lidhjeve mes dy racave.
E çuditshme: qyteti më lindor i Shqipërisë është, në të njëjtën kohë, edhe më perëndimori. Punohet në Korçë, bëhet industri, studiohet dhe lexohet. Edhe më e çuditshme: jo në të gjitha shkollat shtetërore të Korçës studohet në gjuhën shtetërore. Në asnjë prej endjeve të mia nëpër botë nuk më ka ndodhur kurrë të gjej një qeveri që me aq lehtësi të heqë dorë nga e drejta dhe detyra për të imponuar, në shkollat që ajo paguan me paratë e popullit të saj, përdorimin e gjuhës së popullit të saj.
Të njëzetepesëmijë banorët e Korçës janë njëzetepesëmijë borgjezë dhe e kanë bërë qytetin e tyre një Milano të vockël të Shqipërisë jugore. Rrugët se saj të pastra, shtëpitë e saj të përkujdesura dëshmojnë për organizim qytetar; prodhimi artizanal i qilimave dhe fabrika e saj e madhe e birrës dëshmojnë për organizim ekonomik. Ndërsa fusha përreth, e përkujdesur gjithë zell, e krehur me dashuri, vërtetojnë lidhjen e popullit mbas tokës së tij. Të thahen më në fund kënetat e Maliqit edhe do të ngrihet këtu një hambar, sepse rrafshnalta është me klimë të ëmbël dhe brumi i njerëzve është prej cilësie të mirë.
Këtu në këtë qytet mbaroi udhëtimi im rrethepërqarkor shqiptar. Si pikë mbërritjeje, për ta ruajtur gojën t’ëmbël, nuk mund ta zgjidhja më të mirë “.
Indro Montanelli , nga libri : “Shqipëria , një dhe njëmijë” !!!!….

Kristi Mushka / Në Korçën tonë
@NewsIn.Al
