KreuAktualitetiQytetin tim të bukur Korçën.../Arben Petro Trebicka

Qytetin tim të bukur Korçën…/Arben Petro Trebicka

Qytetin tim të bukur Korçën

E morra peng në shpirt një ëndërr,
Dhe me atë u dashurova,
Qytetin tim të bukur, Korçën,
Doja nga njerëzit t’a shpëtoja!

Nga njerëzit që zaptuan tokën,
Po, nga ata që ajrin prishin,
Ata që zhbënë serenatat,
Dhe nga makinat radiot ngrinin!

Se bulevardi Republika,
Veç gumëzhinte në xhiro njerëzish,
Nga një krah, çupkat lozonjare,
Nga tjetri, djemkat që syrin shkelnin!

Nëpër rrugickat me kalldrëme,
Të çante gjoksin jargavani,
Oborret, lule dhe trëndafila,
Ngjyra freskie tulipani.

Dhe nëpër kodrat e qytetit,
Kish jetë e gjelbërim nga pemët,
Ca bukë, ca djathë dhe dy domatka,
Familje, shoqëri mes qejfit!

Të mos përmend këtu auskat,
Pa lëre qerkat me guzhinjeta,
Skijët, çantat, hekurushkat,
Cinglat, sportin “pa bileta”!

Mes nostalgjisë, imagjinatës,
Po të le ty të shtosh nga vetja,
Kujtime nga gjithë jeta tënde,
Këta të rinjtë, t’i hajë kureshtja!

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit