Radioja e vjeter
( shetitje ne shenimet e vjetra)
Kisha nje pasion te çmendur per radion. Rrija gjithe naten duke ndjekur fshehurazi, me ze te ulet, emisionet e nates te Radio Prishtines, muziken e grupeve Minatori, Fisniket, Trix… peshperisnim mes shokeve emrat idole te asaj kohe si Hivzi Krasniqi, shkruanim ne blloqe tekstet e kengeve dhe i mesonim permendesh.
Rritur dhe edukur me kete fryme, ne fund te gushtit te vitit 1990, ne nje takim rastesor me Skender Demolli , ne ate kohe gazetar dhe redaktor ne Radio Korca, (per hir te se vertetes nje radio qe mbartete mbi vete histori, stacion i hapur qe ne kohen e Monarkise), i shpreha deshirat e mia per radion, duke i folur hapur per emisionet qe degjoja. Me ftoi ta takoja ne Radio. Isha jo me teper se 23 vjec. Asnjehere nuk me ishte dhene rasti te shihja ambjentet e brendeshme te nje radio stacioni. Me dukej aq mistik ai vend sa mund te them aparaturat e trasmetimit te nje filmi ne kinema.
Shkova. Dikush nga punonjesit e radios me shoqeroi per ne zyren e tij. Impresionet ishin te papara. Skenderi me shoqeroi te beja nje vizite neper studiot e trasmetimit. Shikova nga afer se si trasmetohej muzika apo nje emision live. Vetem per disa dite fillonte viti shkollor. Skenderi me dha nje ide. Te gjeja nje shkolle dhe te percillja me magnetofon registered me zhurma dhe efekte ambjentale si dhe me intervista mesuesish dhe nxenesish kete lloj atmosfere.
Idene e Skenderit ua thashe miqeve te mij, ta dy te ndjere, gazetarit te radio tiranes Foto Proko, i denuar politik si dhe poetit lirik Klito Fundo. Klito i njohur dhe si autor tekste kengesh dhe nje poet i mrekullueshem lirik, por per shkakte origjines familjare e kishin degdisur mesues fshati.
Klito me kerkoi qe te shkoja ne shkollen ku jepte ai mesim, ne fshatin Podgorie. Nuk kisha degjuar asgje per ate fshat dhe per kete arsye me dukej dhe shume i larget. Kete ” oferte” te Klitos i thashe Skenderit. E mirepriti, me dha magnetofonin, nje aparat register profesional per kohen, i cili mbahej ne sup….
Dhe nisa rrugetimin tim me nje autobuz te vjeter qe çonte mesuesit ne shkolle…. Qe aty i fillova regjistrimet e efekteve ambjentale dhe …. gjithe ajo dite me kaloi ne shkollen e Potgories …
Ky ka qene reportazhi im i pare radiofonik… dhe muaj me pas ne radio Korca, me ndihmen dhe ndermjetesimin e Skender Demollit, u bera edhe pjese e disa emisioneve radiofonike argetuese per rinine, duke trasmetuar live nga studiot e radios, ku mentore kishim gazetaren me pervoje te kesaj radioje, Shirma Minga.
Me keto shkendija dhe hapa prej fillestari, tre vite me pas udhetova ne Maqedoni, ku u bera pjese e emisioneve argetuese ne disa radio ne gjuhen shqipe.
Bashke me permbysjen e regjimit, kishte nderruar dhe epoka e trasmetimit ne radio stacione. Kishte ardhur epoka e trasmetimit FM Stereo.
Epokat ndryshojne por mirenjohja e njeriut per ata qe te kane dhene ndihmen e pakursyer dhe pa asnje lloj interesi nuk ndryshon. Per hir te kesaj kujton dhe ato aparatura te vjetra te radiostacionit qe trasmetonte me vale AM, por qe te tingelloje ne vesh aq te embela.
Roland Beqiraj
@NewsIn.Al

