Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRama: Nëse do më shkonte ndërmend t’ju tradhtoja, do ikja kokulur

Rama: Nëse do më shkonte ndërmend t’ju tradhtoja, do ikja kokulur

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë punën”, Rama: Nëse do më shkonte ndërmend t’ju tradhtoja, do ikja kokulur

Laguna është në pikë të hallit, prandaj po bëhet gjithë ajo punë. Lërini të mbarojnë punën, pastaj gjykoni. Nëse s’ju pëlqen projekti, shkoni edhe merrini me guna përmbi tela. Gunat aty janë.

Në fund dua të them që nuk mund ta lëmë këtë debat të bëhet debat për kompani hajvanësh të sigurisë që na morën fytyrën si vend. Për botën është shumë bukur që të na tregojë ne se ja, këta janë ata të vërtetët.

Ky është debat për Shqipërinë dhe për çfarë Shqipërie duam nesër. A e mbajmë dot sfidën e diçkaje të madhe? Është projekt i madh, ka sfidat e veta.

Edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë sikur mos t’i dija gjithë këto që ju thashë një për një. Mos thoni pse s’na i keni thënë më parë. Projektin nuk e kemi, studimin mjedisor nuk e kemi, nuk ka ardhur akoma. Ministria e Mjedisit ka nxjerrë që më parë një urdhëresë për të dhënë të gjitha porositë e duhura.

Për Sazanin, po, kemi ne detyrë t’ju informojmë.

Nuk mund të bëhet një gardh dhe një plesht të djegë gjithë jorganin. Kompania e mori dënimin e vet të plotë. Ata që vunë telat me gjemba do të paguajnë gjobën e plotë.

Mos harroni asnjëherë, ditën që do më shkonte në mendje t’ju tradhtoja, do largohesha kokëulur dhe s’do rrija më këtu”, tha Rama.(Stop TvKlan)

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments