KreuAktualitetiRama nxjerr VENDIMIN E RI: Për çdo karrige jashtë, bizneset do të...

Rama nxjerr VENDIMIN E RI: Për çdo karrige jashtë, bizneset do të japin një pemë

Rama nxjerr VENDIMIN E RI: Për çdo karrige jashtë, bizneset do të japin një pemë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje dhe ka njoftuar një plan të ri për përdorimin e hapësirave publike nga bizneset.

Sipas shefit të qeverisë, vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht nga baret dhe restorantet, do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara.

Përveç rregullave të vendosjes, çdo karrige në hapësirën publike do të shoqërohet me një kontribut simbolik: bizneset do të japin një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria.
Rama shkruan: “Atyre që shqetësohen për karriget u them, bëni durim.

Shpejt do të zbatohet radha për vendosjen e tyre sipas kushteve të reja, por si fillim, për çdo karrige në hapësirë publike do të duhet të kontribuohet me një pemë.”

Ky plan synon të kombinojë përdorimin e hapësirës publike me nxitjen e gjelbërimit dhe ruajtjen e ambientit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit